Intervale të gjata me diell dhe reshje shiu pritet të ketë në pesë ditët e ardhshme.
Temperaturat minimale përgjatë kësaj jave do të jenë 10C e 12C, kurse maksimalet do të arrijnë deri në 20C e 22C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“24.09 – Kryesisht me diell, pas mëngjesit të ftohtë. Pasdite më vonë vransira kalimtare, pa mundësi për reshje.
25.09 – Vransira dhe intervale me diell, më ngrohtë.
26.09 – Kryesisht me vransira. Pasdite me reshje shiu.
27.09 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu.
28.09 – Vransira dhe intervale me diell, me mundësi për reshje lokale shiu.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/