Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e hekurit, një nga faktorët që ndikon në humbjen e flokëve gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 25/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga përvojat e grave shtatzëna mund të keni dëgjuar se flokët gjatë shtatzënisë bëhen më të trasha dhe të shkëlqyeshme. Kjo vjen si rezultat i niveleve të larta të hormonit të estrogjenit, i cili ngadalëson rënien e flokëve.

Mirëpo, nënat e ardhshme, megjithatë, mund të përjetojnë rrallim të flokëve ose humbje të tyre, gjatë ose pas shtatzënisë shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Informohuni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke klikuar në këtë link

Kjo gjendje, njëkohësisht është shqetësuese, por edhe normale, pasi shktakohet nga hormonet, stresi në trup dhe kushtet tjera që shoqërojnë shtatzëninë.

Por, cilët janë shkaqet kryesore?

-Ndryshimet hormonale

Disa gra përjetojnë rrallim apo humbje të flokëve për shkak të stresit. Kjo gjendje quhet telogen effluvium dhe prek një numër të vogël të grave shtatzëna.

Tremujori i parë mund të sjell stres në trupin tuaj pasi ekuilibrimi i hormoneve ndryshon në mënyrë drastike për të mbështetur fetusin. Rrallimi i flokëve mund të vërehet pas dy deri në katër muaj.

-Problemet shëndetësore

Çrregullimet e tiroides, si hipertiroidizmi apo hipotiroidizmi, mund të jetë e vështirë të vërehet gjatë shtatzënisë.

Nga te dy kushtet, hipotiroidizmi është më i zakonshëm, duke prekur 2 ose 3 nga 100 gra shtatzëna.

-Mungesa e hekurit

Mungesa e hekurit ndodh kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të marr oksigjen në inde të ndryshme në trup. Mund të shkaktojë rrallim të flokëve së bashku me simptoma të tjera si, lodhje, rrahje të parregullta të zemrës, gulçim dhe dhimbje koke.

Ndërsa, humbja e flokëve si rezultat i mungesës së hekurit nuk është e përhershme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMoti në pesë ditët e ardhshme
Artikulli i rradhës Efektet negative të ndotjes së ajrit në shtatzëninë tuaj

Ju sugjerojmë

Tiroiditi i Hashimotos, efektet e tiroides gjatë shtatzënisë

21/09/2023 Këshilla për shtatzëna

Studimi i ri zbulon se placenta mban përgjigje për shumë humbje të pashpjegueshme të shtatzënisë

20/09/2023 Këshilla për shtatzëna

5 mënyra se si të përmirësoni sistemin tretës së fëmijës suaj

20/09/2023 Këshilla për shtatzëna

Studim: Abuzimi me substanca në shtatzëni dyfishon rrezikun për ngjarje kardiovaskulare

19/09/2023 Këshilla për shtatzëna

6 karakteristika të zhvillimit të fetusit që nuk i keni ditur më parë

17/09/2023 Këshilla për shtatzëna

Efektet anësore të duhanit gjatë shtatzënisë

17/09/2023 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.