Ditën e sotme do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht me vransira dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu. Në orët e mëngjesit në vise të ulëta do të ketë edhe mjegull.
Në fundjavë do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje shiu.
Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, me minimale nga 3C deri në 7C, e maksimale nga 11C deri në 13C.
Era do të fryejë kryesisht nga krahu jugor, mesatarisht e fuqishme 3-11m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.