Studimet së fundmi kanë treguar se më shumë se një gotë verë në ditë mund të shkaktojë dëmtim të qelizave në zonën e trurit.
Ndërsa sipas studiuesve rreziku mund të jetë më i madh, nëse jeni grua dhe konsumoni alkool çdo ditë.
Konsumimi i alkoolit mbyt qelizat në pjesën kryesore të trurit dhe ndalon riprodhimin e qelizave të reja në këtë pjesë të trurit, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa për herë të parë studiuesit paraqitën rezultatet ku shihej se truri i femrës mund të jetë më shumë i ekspozuar ndaj kësaj, në krahasim me meshkujt.
Po ashtu studiuesit bëjnë me dije se ky zbulim do të qojë edhe në mënyra dhe rrugë të reja për të zgjidhur problemin e alkoolit që ka të bëjë me trurin./Gazeta Shneta/