Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 23 gradë, njofton MeteoKosova.
Sipas njoftimit të MK-së, do të fryjë erë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 15 km/h deri në 35 km/h.