Historia e Erin dhe Abby Delaney, motrave amerikane që kanë lindur në korrik të 2016-ës me sindromën “kraniopagus”, formë e rrallë e binjakëve që lindin të bashkuar, mund të konsiderohet pa hezitim si një prej historive më të suksesshme të mjekësisë moderne.
Pas shumë konsultave me mjekët, prindërit e binjakeve vendosën t’i operonin, duke pasur parasysh dhe rrezikun që njëra nga binjaket të mos jetonte, apo në rastin më të keq të dyja të ndërronin jetë.
“Kjo është e frikshme, por nuk mund të lejojmë që frika të kufizojë aftësinë tonë për të vepruar”, u shpreh doktori që mori përsipër e operacionit.
Por, pas 11 orësh në sallën e operimit Erin dhe Abby arritën të mbijetonin. Nëna e binjakëve njoftoi në blogun e saj para një muaji se Erin kishte dalë nga spitali, por Abby-t i duhej edhe pak kohë përkujdesja e mjekëve.
Rasti i Abby dhe Erin ndodh rrallë, një në 200 000 lindje, sipas ‘University of Maryland Medical Center.’/Living/