A.R e gjinisë femër, 23-vjeçare, la foshnjën e saj në veturë me temperaturë të lartë për 10 orë rresht.
Foshnja, sipas deklaratave të policisë, thuhet të ketë qenë 8 muajshe, ndërsa nëna nxitohej të arrinte takimin që kishte aranzhuar me miqtë e saj, transmeton Gazeta Shneta.
“Besohet se fëmija është lënë pa përcjelljen e prindit në ulësen e mbrapme të makinës, me xhama të mbyllur përreth 10 orë.”, deklaroi zëdhënësi i policisë.
I vogli është gjetur në ora 1 të natës të Shtunën, derisa zona ku po qëndronte ai ishte përfshirë nga një temperaturë prej 40 gradë celcius.
Nëna u arrestua me dyshimin e lejimit të një fëmije të qëndrojë në vuajtje të një lëndimi të madh trupor apo vdekjeje./Gazeta Shneta/