Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mrekullia e procesit të gjidhënies: Përmbajtja e saj ndikon në zhvillimin e aftësive kognitive te fëmijët

Jetë 12/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Benefitet nga gjidhënia janë të panumërta, si në aspketin fizik, emocional e shëndetësor te nëna dhe ashtu te foshnja.Në mesin e këtyre benefiteve te foshnja bën pjesë edhe zhvillimi i aftësive kognitive.

Aftësia kognitive i referohet proceseve të tilla si të menduarit, kujtesa dhe vendimmarrja shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Mes tjerash, kjo sferë përfshin edhe kreativitetin, imagjinatën dhe sjelljen e fëmijës.Me një fjalë, zhvillimi i shëndetshëm i trurit dhe aftësive kognitive i lejon fëmijët të mësojnë dhe të kuptojnë më mirë.

Për këtë arsyje, ekspetët besojnë se gjidhënia kontribuon në zhvillimin e aftësive kognitive të fëmijët ndërsa ai/ajo rritet.Por, a është e vërtetë?!

Studimi longitudinal i botuar në Pediatrics në Mars të vitit 2017 raportoi se gjidhënia me proceset kognitive nuk kanë lidhshmëri.

Studiuesit observuan 7,500 foshnje deri në moshën 5-vjeçare duke vlerësuar fjalorin, aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe sjelljes në 9 muaj, 3 vjet dhe 5 vjet.

Studiuesit raportuan se efektet pozitive u vërjetën, mirëpo ishin të përkohshme.Në studim thuhet se fëmijët që ishin të ushqyer me gji për të paktën 6 muaj kishin aftësi më të mira në zgjidhjen e problemeve dhe nuk ishin aq hiperaktive në moshën 3-vjeçare.

Sidoqoftë, në moshën 5-vjeçare, ndryshimet e dukshme mes fëmijëve të ushqyer me gji dhe atyre të ushqyer me formulë ishin shumë të vogla.

Megjithatë, jo të gjitha studimet e shprehin opinionin e njejtë.

Disa studimet mbështesin faktin se gjidhënia përmirëson inteligjencën dhe se ka lidhshmëri me proceset kognitive.Por, pse nuk bien dakord të gjithë?

Është e vështirë të përcaktohen faktorët që ndikojnë në rritjen e rezultateve në proceset kognitive.

Disa studiues sugjerojnë se gjidhënia është një nga faktorët që ndikon në përmirësimin e proceseve kognitive.Në anën tjetër, edhe faktorët e jashtëm si mjedisi në të cilën fëmija rritet ndihmon shumë në zhvillimin e aspekteve kognitive.

I tërë ky rezultat vie pasi qumështi i gjirit përmban acide yndyrore, si acidin dokosaheksaenoik (DHA) dhe acidin arakidonik (ARA).Këto dy acide nxisin zhvillimin e trurit dhe sistemin nervor te fëmijët, ku njëkohësisht ndikojnë në rritjen e aftësive njohëse.

Kompanitë që tashmë merren me përpunimin e formulave për bebet shtojnë në përbërjet e tyre këto acide thelbësore.

Natyrisht që, shkencëtarët edhe nuk kanë bërë të ditur nëse acidet yndyrore në formulë kanë të njejtin efekt pozitiv sikurse acidet që ndodhen në qumështin e gjirit./GazetaShneta/

Artikulli paraprak115 pacientë po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme
Artikulli i rradhës Këto ushqime rekomandohet të konsumohen gjatë procesit të gjidhënies

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.