Blue Tobin nga Britania e Madhe është shëruar plotësisht nga një formë mjaft agresive e kancerit.
Blue ishte diagnostikuar me këtë sëmundje kur ishte vetëm 2 vjeç dhe mjekët i dhanë vetëm 10 për qind shanse për mbijetesë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Doktorët i dhanë ilaçe që nuk ishin përdorur më parë në një fëmijë të moshës së tij.
“Unë e quaj mrekulli. Nuk mbaj mend për 25 vite të hematologjisë te shumë pacientë të cilët kanë pasur leukemi aq të rëndë dhe që kemi mundur ta menaxhojmë atë deri në shërim”, ka deklaruar njëri nga mjekët. /Gazeta Shneta/