Pse duhet të laheni para se të shkoni në gjumë?

2017-05-15 në ora 08:48

Në këtë pikë të jetës ne jemi shumë të sigurtë se nëse dikush do të na paguante të rrinim në një vaskë me ujë të nxehtë gjatë gjithë ditës dhe të mendonim për benefitet e saj, ne do t’i refuzonim të hollat dhe do rrinim aty falas.

Studimet kanë treguar se dushi mund të zgjojë mendjen tuaj dhe të rris kreativitetin, por hulumtimet me të reja e mbështesin idenë se një dush me ujë të nxehtë para gjumit mund të ju ndihmojë të ju zë gjumi më shpejtë, transmeton Gazeta Shneta.

Dr. Dianna Augelli për Qendrën për Mjekësinë e Gjumit në New York – ka aplikuar disa studime në njerëz që kanë pasur shprehi të lahen apo të bëjnë dush para se të flinin gjumë. Dushi do t’ju freskojë trupin dhe do të ndiheni të relaksuar.

Pika kyqe e kësaj loje është koha. “Ju nuk duhet ta nxehni trupin tuaj para gjumit,” tha Dr. Augelli. “Ftohja e trupit është shenjë që ne duhet të flemë.”

Koha optimale? 90 minuta para se të shkoni në gjumë. Në atë kohë trupi juaj e rregullon ritmin cikardiak – në esencë ky është sinjali që ju lajmëron kur të jeni të vëmendshëm dhe kur të ndjeheni të lodhur.

Menjëherë pas dushit, do të nxeheni dhe do të ndiheni më të vëmendshëm, aktiv dhe sipas të gjitha gjasave kreativ, por kur koha kalon dhe procesi i ftohjes së trupit fillon, sistemi juaj trupor do të ndihet i gatshëm për të pushuar. Përpos kësaj, pas 90 minutave do të jeni tërësisht të terur – nuk do të ketë jastëk të lagur. /Gazeta Shneta/