Mjekët kosovarë kanë marrë një lajm të mirë nga Londa.
Profesori i famshëm grek i cili punon dhe jeton në Londër të Anglisë, Kypros Nicolaides, bashkë me fondacionin e tij për Mjekësi Fetale, i ka ofruar mbështetje gjinekologëve kosovarë.
Përmes një letre drejtuar nga përfaqësuesja e FMF’së në Kosovë, Dr. Arbërore Zymberi, Nikolaidis ka ofruar qasje falas për gjinekologët kosovarë në konferencën e ISUOG’ut më 4 shkurt.
Përvec kësaj, FMF’ja ka ofruar ligjërime e trajnime praktike në kuadër të kësaj mbështetje, por më e rëndësishmja bursë trajnimi 2-vjecare për mjekët e përzgjedhur nga Klinika e Gjinekologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ndryshe, Prof. Nicolaides konsiderohet si një nga inovatorët më të mëdhenj të mjekësisë botërore. /Gazeta Shneta/