Ushqimet që ju duhen për një ditë të ngarkuar pune

2017-03-16 në ora 09:15

Ushqimi ka një rol të pazëvendësueshëm në lodhjen e përditshme që ne mund të ndiejmë gjatë një dite të ngarkuara.

Sapo të zgjoheni është e rëndësishme, hidratimi. Duke qenë se 75 % e trupit tonë është i përbërë nga uji, ju duhet ta furnizoni organizmin me lëngje.

Rekomandohen dy gota uji sapo hapni sytë.

Më pas konsumoni ushqime me proteina. Do ju bëjnë të merrni fuqi dhe do t’iu ndihmojnë për një memorie të mirë, ndër to një vend të rëndësishëm ka veza, transmeton Klan Kosova.

Mos ndani supën dhe sallatën nga tavolina juaj gjatë orarit të drekës. Dhe është mirë të keni gjithmonë me vete fruta të thata, si bajame, arra, etj.