Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH heq dorë nga Kontrata Kolektive, Tevide Imeri thotë se pagesat e kujdestarive nuk do të ndalen

Lajme 25/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka hequr dorë nga Kontrata Kolektive e cila kishte skaduar në vitin 2021. Tevide Imeri nga FSSHK thotë se pagesat e kujdestarive sipas kësaj kontrate nuk do të ndalen.

Ud.ministrja e Shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku ka marr vendim që të mos e vazhdojë Kontratën Kolektive me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë e nënshkruar në vitin 2018, shkruan Gazeta Shneta.

Në njoftimin që MSH i ka bërë FSSHK-së thuhet se së shpejti do të nis negocimi për kontratën e re.

“Qeveria, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë përmes këtij njoftimi bën të ditur vullnetin për mos vazhdimin e implementimit të Kontratës Kolektive, dhe njëkohësisht së shpejti do të ju njoftojë për negocimin e kontratës së re ndërsektoriale, në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe me rrethanat e reja të krijuara”, thuhet në letrën e Gexha-Bunjakut, drejtuar FSSHK-së.

Gexha-Bunjaku dhe kryetarja e FSSHK-së Tevide Imeri kanë pasur dy takime lidhur me këtë Kontratë.

Imeri ka thënë se disa nga benefitet që i kanë gëzuar punëtorët shëndetësorë nga kjo kontratë, nuk do të ndalen. Një prej tyre janë pagesat e kujdestarive.

“Kujdestaritë, pushimet mjekësore tek rastet e rënda, rrezikshmëritë, janë disa prej pikave që i kemi diskutuar për të mos u ndalur me shkëputjen e Kontratës Kolektive. Për këtë jemi duke punuar në një memorandum bashkëpunimi deri në nxjerrjen e kontratës së përgjithshme kolektive dhe asaj sektoriale”, ka deklaruar Imeri.

Ajo ka thënë se pagat jubilare janë marr prej të gjithë punëtorëve shëndetësor, ose janë në procedurë.

“Me këtë kontratë s’kemi mundur me i realizu padi për pagat jubilare”, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë se me Kontratën Kolektive pagesat për kujdestari tek mjekët ishin rritur për 45 për qind, ndërsa për infermierë deri në 15 për qind. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKlinika e Kirurgjisë Pedatrike në QKUK, ka mbajtur një punëtori për Endoskopinë e Traktit Gastrointestinal
Artikulli i rradhës Sot mot me diell e me vranësira

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.