Pasi ia dha kontratën 300 mijë Euro më të shtrenjtë, MSh ia shton edhe 67 mijë Euro kompanisë “Termomontimi”
Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë edhe një kontratë shtesë kompanisë “Termomontimi” për punë të paparashikuara në projektin e renovimit të Depos së Barnave, shkruan Gazeta Shneta.
Kontrata me titull “Punët shtesë (të paparashikuara) në projektin e renovimit të Depos së Barnave”, kap vlerën prej 67,877 Euro.
Kontrata e parë me këtë kompani u nënshkrua në qershor të këtij viti. Kjo kontratë i kushtoi MSh-së mbi 1.7 milionë Euro.
Oferta e kompanisë “Termomontimi” ishte rreth 300 mijë Euro më e shtrenjtë sesa operatorët tjerë. Por as kjo nuk i ka mjaftuar. Tani MSh e ka nënshkruar edhe aneks kontratën për punë shtesë.
Më poshtë mund të shihni punët shtesë në aneks kontratë.
Kompania “Termomontimi” ditë më parë ka fituar edhe një kontratë tjetër në Spitalin e Prizrenit me vlerë 2.2 milionë Euro për renovime. /Gazeta Shneta/





