Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një tender prej 940 mijë eurosh për furnizimin me pajisje për IVF në QKUK.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot njoftimin për Dhënie të Kontratës për tenderin “Furnizim me Pajisje Mjekësore, instrumente mjekësore për njësitë organizative të QKUK-së”, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë tender kanë qenë të përfshira edhe pajisjet për shërbimin e fertilizimit të asistuar mjekësor për Klinikën e Gjinekologjisë, që ndryshe njihet si IVF.
Për këtë shërbim MSh ka ndarë mbi 887 mijë euro në lotin 1, me të cilin është shpërblyer kompania “KEIS”. Kjo kompani poashtu është shpërblyer edhe me lot 2 me titull “IVF lab softëare ëith scan and bar code reader” me vlerë 54 mijë e 280 Euro.
Përmes këtij tenderi Klinika e Gjinekologjisë do të përfitoj edhe një video histeroskopi për të cilin MSh e ka shpërblyer kompaninë “Konti”. /Gazeta Shneta/