Në Fakultetin e Mjekësisë pritet të zgjidhet Dekani i ri pas pensionimit të ish-Dekanes Suzana Manxhuka-Kerliu.
Fakulteti i Mjekësisë pritet të bëhet me Këshill të ri Drejtues dhe me Dekan të ri pas pensionimit të ish-Dekanes Suzana Manxhuka-Kerliu, shkruan Gazeta Shneta.
FM nesër do të mbaj zgjedhjet ku do të votohen anëtarët e Këshillit dhe për Senator nga personeli akademik dhe jo akademik. Kështu ka bërë të ditur Komisioni Zgjedhor i këtij institucioni.
Gazeta ka mësuar se deri më tani janë paraqitur vetëm dy kandidatë për Dekan të Fakultetit. Ata janë Prof. Burim Neziri dhe Prof. Sefedin Muçaj.
Por sipas burimeve numri i kandidatëve do të ndryshojë pas zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit.
Kujtojmë se pas pensionimit të Manxhuka-Kerliut, në vendin e saj është emëruar ushtrues detyre prodekani Fatos Sada. /Gazeta Shneta/