Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH nuk ua vazhdon kontratën rreth 360 infermierëve të financuar nga kredia e BB-së

Lajme 17/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 360 infermierë që ishin punësuar për nevoja të pandemisë, nuk do t’iu vazhdohet kontrata nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë vitin e kaluar kishte punësuar rreth 360 infermierë si punëtorë shëndetësorë mbështetës për stafin mjekësor të spitaleve dhe klinikave Covid në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.

Infermierët ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

Infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj punë. E MSH i ka njoftuar se këto kontrata nuk do të vazhdohen më.

Gazeta ka siguruar një njoftim të zyrtarit Agim Aliu i cili në emër të Sekretarit të MSH-së Naim Bardiqi, i ka njoftuar infermierët se kontratat e tyre nuk do të vazhdohen. Arsyetimi ka të bëj me mungesën e fondeve.

“…për shkak të mungesës së fondeve nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, kontratat nuk mund të vazhdohen”, thuhet në këtë njoftim.

Infermierët që kanë qenë të punësuar përmes këtij projekti kanë reaguar përmes një letre të cilën ia kanë dërguar ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia dhe sekretarit Bardiqi.

Ata kanë kërkuar që kontratat e tyre të vazhdohen. Sipas tyre nëse MSH ka pasur buxhet për 422 infermierë të punësuar në qendrat e vaksinimit, është dashur të sigurohet buxhet edhe për ta.

“Ne si staf kërkojmë mirëkuptimin dhe shpresojmë ta rishikoni vendimin tuaj dhe nje here sepse ju ne një kohe shume te vështir pandemie po i largoni nga puna 360 punëtore shëndetësor qe ju kanë dal përkrahje ne ditët me te vështira ne përballje me pandeminë globale Covid 19”, thuhet në letrën e infermierëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAstma te fëmijët, simptomat dhe faktorët ndikues në zhvillimin e kësaj gjendje
Artikulli i rradhës Infeksioni në tubat fallopian, një nga faktorët që shkakton dhimbje gjatë ovulimit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.