Infeksioni në tubat fallopian, një nga faktorët që shkakton dhimbje gjatë ovulimit

2021-06-17 në ora 18:46

Deri në 50% e grave përjetojnë dhimbje gjatë ovulimit të paktën një herë në jetën e tyre e cila në përgjithësi është normale.

Dhimbjet e përjetuara mund të jenë një simptomë e endometriozës apo sëmundjes inflamatore të legenit shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Endometrioza mund të shkaktojë dhimbje të legenit në çdo kohë, por mund të jetë dhimbje e rëndë gjatë ciklit tuaj menstrual dhe afër ovulimit.

Mirëpo, jo vetëm endometrioza mund të jetë shkak i ngërçeve anormale rreth ovulimit, egzistojnë edhe disa faktorët tjerë ndikues si:

-Infeksioni i tubave fallopiane mund të dërgoj në dhimbje të forta të ovulacionit;

-Fibroidet dhe cistet e vezoreve mund të shkaktojnë dhimbje të ciklit menstrual;

-Sindroma e hiperstimulimit të vezoreve, e cila zakonisht ndodh tek gratë që marrin medikamente të fertilitetit mund të shkaktojë dhimbje të legenit./GazetaShneta/