Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH pagoi Angiografin gjysmë milioni më shtrenjtë sesa çmimi real

Lajme 07/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është paguar gati gjysmë milioni më shtrenjtë sesa çmimi real dhe janë bërë gati 3 vite që nga arritja e marrëveshjes, por aparatura e Angiografit ende nuk është sjellë në Kardiokirurgji të QKUK-së

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin për “Menaxhimin financiar dhe kontrollet e borxheve publike për periudhën 2009-2017”. Në këtë raport është përfshirë edhe marrëveshja e shtetit të Kosovës me bankën Unicredit Austria për financimin e blerjes së aparatit të Angiografisë. Marrëveshja 2 milionë e 600 mijë euroshe ishte nënshkruar në tetor të vitit 2015 ndërsa ratifikuar nga Kuvendi më 4 gusht 2016.

Në nëntor të këtij viti janë paguar 2,110,000 euro për Angiografin, por kjo pajisje nuk është sjellë ende në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK. Kjo për arsyen se hapësira ku do të vendoset aparati, nuk është përshtatur ende. Këto punime të kontraktuara nga Ministria e Shëndetësisë janë zvarritur tash e më shumë se dy vite. E lëre që angiografi nuk ka ardhur ende, por ai është paguar gati gjysmë milioni euro më shtrenjtë sesa çmimi real, shkruan Gazeta Shneta.

“Përveç tjerash, marrëveshja ishte për 490,000 euro më e lartë sesa çmimi blerës i kësaj pajisje. Kjo vlerë ishte parashikuar për konsulencë pas adoptimit të pajisjes. Kjo kishte shkaktuar shpenzime shtesë si tarifë menaxhimi10 për vlerë 2,450 euro si dhe tarifë zotimi në vlerë 1,336 euro për shkak të vonesës në tërheqjen e mjeteve për këtë marrëveshje”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Zyra e Auditimit tutje thekson se në mungesë të kësaj aparature, MSH-së i kushton afërsisht 5 milion euro trajtimi i pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore. “Është i pajustifikueshëm fakti që për pajisjet e paguara para më shumë se një viti, ende nuk janë përgatitur hapësirat për vendosjen e tyre”.

Për sjelljen e angiografit ishte zotuar edhe ministri i tanishëm i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Ai pati deklaruar më 8 shkurt në kuvendin e Kosovës se kjo aparaturë do të vijë në Kosovë brenda 3 muajsh. Por janë bërë gati 6 muaj nga kjo deklaratë dhe asgjë nuk ka ndodhur.

“Kjo tregon një vendimmarrje të dobët dhe mungesë të një analize të detajuar për arsyen e huamarrjes. Dështimi i MSH për adaptimin e hapësirës për Aparatin e Angiografisë ose zvarritja e projektit për funksionalizimin e kësaj pajisje, ndikon në mos ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe shkakton shpenzime të konsiderueshme për buxhetin e Kosovës”, konstaton ZKA-ja.

Në fund, Zyra e Auditimit rekomandon që Ministri i Financave në bashkëpunim me Ministrin e MSH duhet të adresoj nevojën e furnizimit sa më të shpejtë të pajisjes dhe të evitoj të gjitha pengesat në adaptimin e hapësirës për vendosjen e pajisjes dhe ta funksionalizoj pajisjen sipas standardeve të kërkuara teknike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShprehitë e mëngjesit që ua bëjnë ditën më të mirë
Artikulli i rradhës Si të veproni me bebet që kërkojnë të rrijnë vetëm me nënat

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.