Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh rihapë tenderin për Dornase alpha, produkti kapë vlerën mbi 580 mijë euro

Lajme 13/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Klinika e Pediatrise FOTO:Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka rihapur tenderin për furnizim me produktin Dornase alpha sol 2.5mg 2.5 ml, produkt i cili përdoret për të përmirësuar funksionimin e mushkrive tek fëmijët me Fibrozë Cistike.

Në tenderin e hapur ditë më parë nuk kishte aplikuar asnjë operatorë ekonomike dhe për këtë arsye tenderi ishte anuluar.
Sipas kontratës, Ministria e Shëndetësisë pritet të paguaj 581,400,00 euro për këtë produkt, me sasi indikatore 12 mujore.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Violeta Graiqevci, thekson se asnjëherë më parë nuk kanë qenë të furnizuar me Dornase alpha.

“Nuk kemi pasur asnjëherë. Është hera e parë që do të sigurohen”, thotë ajo për Gazetën Shneta.

Përveç produktit Dornase alpha, Ministria e Shëndetësisë ka hapur tenderë edhe për gjashtë produkte të tjera për trajtimin e Fibrozës Cistike. Blerja e këtyre produkteve ka koston mbi 3 milion euro.
Deri më tani këto produkte janë siguruar vetëm përmes donacioneve pasi që asnjëherë Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur t’i siguroj përmes buxhetit shtetror për shkak të kostos së lartë të këtyre produkteve.

Çmimi më i ulët është njëri ndër kriteret e kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë për Operatorin Ekonomik i cili do të aplikoj për të fituar tenderi.

MSh këto produkte do t’i blejë me këste ndërsa produktet do të blihen përmes porosisë.

Barnat për trajtimin e Fibrozës Cistike kanë çmime të larta ndërsa klinika e pediatrisë nuk është furnizuar asnjëherë më parë me këto produkte dhe si pasojë e kësaj prindërit e fëmijëve me FC detyrohen t’i sigurojnë këto produkte në mënyrë vetanake.

Mungesa e barnave dhe kosto e tyre e lartë nuk janë problemi vetëm për trajtimin e fëmijëve me Fibrozë Cistike. Kjo kategori e pacientëve nuk kanë repart të veçantë për trajtimin e sëmundjes.

“Vend -strehimi” i tyre për marrje të terapisë është vetëm Klinika e Fëmijëve apo Pediatria në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Fibroza Cistike është sëmundje gjenetike dhe hynë në listën e sëmundjeve të rralla në botë /Gazeta Shneta/

Të dëshpëruar me shtetin: Prindërit me kredi blejnë barna për fëmijët e tyre të prekur nga Fibroza Cistike

Artikulli paraprakObeziteti në shtatzëni rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare tek pasardhësit
Artikulli i rradhës Hulumtimi i ri nga Yale identifikon shkaqet e kancerit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.