Covid-19 nuk është më një sëmundje e të vaksinuarve, ka thënë kreu i programit të vaksinave të Oksfordit.
“Tmerri i vazhdueshëm” i pacientëve që marrin frymë në spital tani është “gjërësisht i kufizuar” për njerëzit që janë të pavaksinuar, sipas Prof. Andrew Pollard, shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.
Edhe pse varianti më i transmetueshëm Delta vazhdon të infektojë mijëra persona, shumica e atyre që janë plotësisht të vaksinuar do të përjetojnë vetëm “infeksione të lehta” që janë “pak më shumë se një shqetësim i pakëndshëm”.
Duke shkruar për The Guardian, profesor Pollard tha se:
“Midis publikut të gjerë, pandemia konsiderohet ende si një murtajë e heshtur, e bërë e dukshme në imazhet e pacientëve që luftojnë për frymën e tyre të ardhshme… Ky tmerr i vazhdueshëm, i cili po ndodh nëpër njësinë e kujdesit intensiv në Britani. tani është e kufizuar kryesisht për personat e pavaksinuar. /Gazeta Shneta/