A duhet të bëni dush dhe t’i pastroni thonjtë tuaj sa më shpesh që lani duart? – Le të themi tani që nuk është koha për të pasur thonj të gjatë.
CDC rekomandon që spitalet të mos lejojnë që punonjësit e tyre të kenë thonj të gjatë ose thonj artificial, sepse mikrobet mund të jetojnë nën to edhe pas larjes së duarve ose aplikimit të sanitizerit shkruan huffpost, transmeton GazetaShneta.
“Ne e dimë që thonjtë artificialë nuk janë të mirë për parandalimin e infeksionit, dhe është më mirë të mos i keni”, tha Mobeen H. Rathore, shefi i sëmundjeve infektive pediatrike
Elizabeth Ransom, shefe ekzekutiv e mjekëve tha që ajo nuk do të shqetësohej veçanërisht për flokët ose lëkurën në trup që mbart virusin, pasi ato rrallë do të vinin në kontakt me sipërfaqet e infektuara./GazetaShneta/