Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mund të fajësohen rrjetet sociale për përkeqësimin e shëndetit mendor të vajzave adoleshente?

Jetë 24/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vitet e adoleshencës janë vitet e zhvillimit të shpejtë fizik, të njohjes dhe përjetimeve emocionale. Adoleshentët bashkëveprojnë me njerëzit në mënyrë që të mësojnë se si të aftësohen kur të rriten.

Në të kaluarën ky aftësim ka ndodhur përmes prindërve, mësuesit dhe të rriturit e tjerë në komunitetin e tyre, si dhe me anëtarët tjerë të familjes dhe miqtë. Kurse tani të shtojmë edhe mediat sociale në atë listë të zhvillimit social dhe emocional. Por pse duhet të jetë kaq problematike hyrja e mediave sociale në jetën e njeriut?

Hulumtimet tregojnë se vajzat mund të jenë në rrezik më të lartë se djemtë nga aspektet negative të mediave sociale. Vajzat e reja janë më në rrezik të kenë përvoja të këqija në internet që mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e tyre, në të rriturit e shëndetshëm dhe mund të çojnë në depresion dhe çrregullime ankthi, përcjellë “HealthyHabits”.

Gjatë adoleshencës, të rinjtë kultivojnë tipare si besimi dhe vetëkontrolli. Për shkak se truri adoleshent nuk është zhvilluar plotësisht dhe nuk do të zhvillohet plotësisht deri sa të arrijë moshën e pjekurisë, ata nuk kanë aftësi njohëse të vetëdijes dhe privatësisë dhe mund të postojnë mesazhe, fotografi dhe video të papërshtatshme pa kuptuar efektet afatgjata të këtyre postimeve.

Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre, vajzat kanë më shumë gjasa që të ndajnë shumë më shumë informacione personale ose të publikojnë informata të rreme për veten apo të tjerët, duke rritur mundësinë që të përjetojnë një reagim të keq nga bashkëmoshatarët, si ngacmimi ose komentet negative.

Pikësynime të paarritshme

Mediat sociale po ndikojnë gjithashtu që gjeneratën e ashtuquajtur “Gjenerata X” ta kthejë në një popullsi që ngrit pritshmëri të larta ndaj vetes për tu bërë të famshëm.

Faqet e rrjetevve sociale janë të mbushura me fotografi të modeleve me pamje mahnitëse të cilat janë shndërruar në shemubj për vajzat adoleshente.

Imazhi i trupit për një vajzë lidhet me emocionet (duhet të pëlqehet), fiziku (madhësia e duhur e gjoksit) dhe ndikohet më tej nga mesazhet kulturore dhe standardet shoqërore.

Mediat sociale u lejojnë vajzave të bëjnë krahasime mes miqve dhe të famshëm dhe pastaj u ofron atyre “zgjidhje” të tilla si këshilla ekstreme dietale dhe stërvitje fizike të paarritshme për to.

Seksualiteti i parakohshëm

Mediat sociale gjithashtu mund të kenë një ndikim negativ në inkurajimin e vajzave të reja të bashkohen me botën e “rriturve” dhe të bëhen seksualisht aktivë para se të jenë mjaft të pjekura për të përballuar të gjitha pasojat që kjo mund të ketë në jetën e tyre.

Dërgimi i fotografive dhe mesazhëve me përmabjtje erotike është bërë një dukuri e zakonshme me 20% të adoleshentëve që dërgojnë ose postojnë fotografitë lakuriqe të cilat ua dërgojnë adoleshentëve të tjerë.

Shumica nga këto raste kanë përfunduar në gjykatë ku fotografitë janë publikuar në internet. Këto vajza pastaj është dashur të përballen me poshtërimin publik dhe bullizmin. Kjo pastaj ndikon automatikisht në gjendjen e tyre emocionale dhe mentale.

Andaj, prindërit duhet të përfshihen më shumë në ndihmën e adoleshentëve të tyre për të kontrolluar ndikimin e mediave sociale e po ashtu për të promovuar një vetëbesim të shëndetshëm tek ta. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakHemoroidet tek foshnjet
Artikulli i rradhës E konfirmon Instituti Kombëtar, statistikat për mortalitetin janë nxjerr nga QKUK

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.