Nëse në lindjen e parë keni pasur lindje me prerje cezariane, pyetni mjekun tuaj nëse fëmijën tjetër mund ta keni me lindje vaginale.
Shumë gra e bëjnë këtë, por ka rreziqe, transmeton Gazeta Shneta.
Shqetësimi më i madh është se mitra juaj mund të hapet gjatë lindjes. Është një ndërlikim serioz që kërkon kirurgji urgjente dhe është e rrezikshme si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj.
Pas një lindje me prerje cezariane, ka më pak se 1% shans për një këputje të mitrës, por ai nivel i rrezikut është i pranueshëm. Pas dy lindjeve me prerje cezariane, niveli juaj i rrezikut shkon deri në 1 deri në 2% dhe shumica e mjekëve rekomandojnë lindje me prerje cezariane të përsëritur.
Cila është historia juaj e lindjes
Nëse keni pasur një lindje të suksesshme vaginale para ose nëse ka një arsye jo shqetësuese për prerjen cezariane, atëherë ka të ngjarë që ju të mund të provoni një lindje vaginal herën tjetër.
Çfarë lloj prerje keni pasur në mitër
Mjekët zakonisht përdorin dy lloje themelore të prerjeve, tërthore ose klaike. Lloji i prerjes figudon në vendimin nëse është e sigurtë për ju të përpiqeni të bëni lindjen.
A keni rreziqe të tjera shëndetësore
Edhe pse nuk ka një model parashikues të përsorur, ekzistojnë disa faktorë të tjerë rreziku që e bëjnë një lindje të suksesshme vaginale pas prerjes cezariane më pak të mundshme./GazetaShneta/