Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërron jetë personi i dytë i plagosur në Lagjen e Spitalit, Bajgora tregon gjendjen e tjerëve

Lajme 05/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ku mbeten të plagosur disa persona.

“Po, ka vdekur personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rendë nuk ka arritur të mbijetojë”, ka thënë për Express, Shpend Fazliu nga QKUK. Ai ka treguar se personi i vdekur është M. Rafuna.

Avdush Bajgora, specialist reanimator në Emergjencë, tha se për momentin mjekët janë duke kryer dy intervenime kirurgjike në sallat emergjente. Ai ka thënë se gjendja e pacientëve të plagosur është e rëndë.

Kujtojmë se në Lagjen e Spitalit kishte mbetur i vdekur një preson dhe tre të tjerë janë plagosur pas një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”. Deri tash për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar.

Merret vesh nga burime brenda Policisë dhe Emergjencës se personi i parë që ka vdekur është B.Mehmeti, derisa të plagosur kanë mbetur një 47 vjeçar me inicialet M.R, një 76 vjeçar me inicialet G.R dhe një 51 vjeçar me inicialet F.R. Dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak të konflikteve pronësore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA mund të keni lindje vaginale pas lindjes me prerje cezariane
Artikulli i rradhës Pesë arsye pse iu dhemb vagina

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.