Tema se a duhet të ushqeni foshnjat tuaja me gji nëse jeni me grip është mjaft e shpeshtë kur nëna është me grip.
A mund të ushqeni me gji ndërsa jeni me grip?
Përgjigja është po. Ushqyerja me gji ndërsa jeni i sëmurë është një mënyrë e shkëlqyeshme për të transferuar antitrupa të rëndësishëm tek fëmija juaj për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjes tek foshnja, transmeton Gazeta Shneta.
Simptomat e gripit fillojnë të shfaqen atëherë kur gripi veçse është duke kaluar, prandaj foshnja juaj ka qenë i ekspozuar ndaj baktereve edhe më herët.
Ndërsa është mirë të ushqeni me gji ndërsa jeni me grip, një gjë që duhet të mbahet mend janë ilaçet që duhet të merrni gjatë kohës që keni gripe.
Disa ilaçe nuk janë të mira për nënat që ushqejnë me gji, ndërsa të tjerët janë plotësisht të mira. Derisa jeni te mjeku sigurohuni që të konsultoheni nëse ato ilaçe bëjnë edhe gjatë kohës që ushqeni me gji. /GazetaShneta/