Mungesa e gjumit sjell pasoja të rënda për shëndetin tonë

2017-03-14 në ora 08:59

Gjumi të cilin ne zakonisht e neglizhojmë për arsye të ndryshme ka pasoja të shumta tek shëndeti jonë. Në fakt mungesa e tij mund të jetë edhe më i rrezikshëm nga sa mund të mendohet.

Të flesh më pak të bën të hash më shumë

Mungesa e gjumit shton oreksin dhe ne kemi tendence të konsumojmë më tepër ushqim kalorik. Kjo ka të beje me funksionimin e trurit, por që mund të shtoje mundësitë për të shtuar peshë.

Neglizhimi i gjumit sjell diabet, sëmundje kardiovaskulare dhe kancer

Të mos flesh mjaftueshëm mund të çekuilibroje metabolizmin glucidik i cili me pas sjell diabet. Nga ana tjetër kur gjumi neglizhohet rriten me 48% mundësitë për sëmundje kardiovaskulare. Kanceri i zorrës se trashë gjithashtu ka 50% mundësi më shumë të shfaqet si pasojë e mungesës se gjumit. Tek femrat ka prioritet të shfaqet kanceri i gjirit sipas një studimi japonez.

Mungesa e gjumit sjell çrregullime psikike dhe psikologjike

Mungesa e gjumit është e barabarte me mungesën e optimizmit dhe me humorin e keq. Nga ana tjetër kjo mungese mund të shkaktojë edhe probleme me kujtesën.

Një tjetër pikë që nuk duhet neglizhuar është edhe pamja fizike e cila degradohet pak nga pak. Flini 7-8 orë në darkë. Kini parasysh gjithashtu që gjumi i natës nuk mund të zëvendësohet kurrë gjatë ditës. /Albeu.com/