Çarçafët e bardhë ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor, ja arsyeja!

2017-03-14 në ora 08:55

Cilësia e gjumit ndikon drejtpërdrejt në jetën tonë, dhe një natë e kaluar keq është gjithashtu tregues i një dite të lodhshme e jo produktive.

Por pa provuar pilulat apo qetësuesit provoni terapinë e çarçafëve të bardhë.

Sipas studiuesve dhe hulumtimeve të ndryshme, të flesh me çarçafë apo jastëkë të bardhë është zgjidhja më e mirë kundër stresit, ankthit apo pagjumësisë.

Pagjumësia mund të krijojë një listë të gjatë problemesh dytësore si mospërqëndrim, rënie produktiviteti, nervozizëm, lodhje, depression, ankth etj të cilat me kalimin e kohës mund të shndërrohen në probleme serioze.

Tradicionalisht, shtresat e bardha janë përdorur si pjesë e terapisë profesionale për fëmijët që përjetojnë çrregullime ndijore, ankth, stres ose probleme të lidhura me autizmin.

Ngjyra e bardhë është vërtetuar se ndihmon sistemin nervor të çlodhet. Kjo është një terapi krejtësisht e sigurt dhe efektive që promovon orë gjumi të qeta./ Albeu.com/