Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e ilaçeve nëpër spitale, ja sa është përqindja e furnizimit

Lajme 15/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sa i përket furnizimit me ilaçe esenciale prinë Spitali i Mitrovicës që në tremujorin e parë të vitit është furnizuar me 86.7 përqind të ilaçeve derisa më së keqi qëndron QKUK që u furnizua me vetëm 60 përqind të ilaçeve esenciale

Pak mbi mesataren është furnizimi me ilaçe në Spitalin e Prizrenit. Ministria e Shëndetësisë e cila menaxhon buxhetin për furnizim me ilaçe esenciale dhe materiale shpenzuese sipas një raporti  ka arritur që me barna Spitalin e Prizrenit të furnizoj në sasi prej 63.7 përqind.

Por, kjo nuk është përqindja e nevojave që kanë qytetarët, por përqindja e listës së domosdoshme të ilaçeve për të cilat kanë nevojë pacientët.  56.5 përqind në këtë spital është përqindja e furnizimit me material medicinal.

Të dhënat janë konfirmuar nga Shpend Fazliu, zëdhënës i Shërbimit Klinik Spitalor Universitar të Kosovës, pjesë e të cilit janë gjitha spitalet e nivelit dytësor dhe tretësor në vend, raporton rtklive.com.

As spitali i Gjilanit, nuk mund të konsiderohet me “fat” në betejën për furnizim me ilaçet esenciale.

Sipas listës së prezantuar nga zyrtarë të SHSKUK-së, furnizimi me ilaçe për tre muajt e vitit në Gjilan është 71.3 përqind. Derisa, furnizimi me material mjekësor është 31.3 përqind.

Spitali i Mitrovicës prinë në listën e furnizimeve. Aty, sipas të dhënave të SHSKUK-së furnizimi me barna është 86.7 përqind. Por, situatë jo e mirë është sa i përket furnizimit me material shpenzues, që spitali gjatë tre muajve të parë të vitit e ka pasur në sasi prej vetëm 31.9 përqind.

Situatë pak a shumë e ngjashme me Mitrovicën është edhe në Vushtrri. Furnizimi me barna në këtë qytezë është 78.3 përqind derisa materialet medicinale i kanë në posedim në sasi prej 43.6 përqind.

Spitali i Ferizajit në tremujorin e parë ka pasur në disponon 60.9 përqind të barnave dhe 51 përqind të materialit medicinal.

Situatë më e balancuar sa i përket barnave dhe materialeve shpenzuese është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty, furnizimi me barna është 60 përqind kurse me material medicinal 51 përqind.

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, përmes zëdhënësit Fazliu ka informuar se furnizimi me barna dhe material shpenzues varet nga Ministria e Shëndetësisë, e cila  menaxhon buxhetin për furnizim me barna dhe material shpenzues.

“Kërkesat nga barnatorja qendrore e SHSKUK- QKUK dërgohen me kohë tek zyrtarët përgjegjës në Ministri të Shëndetësisë”, ka thënë Fazliu.

Ai ka përmendur faktin se për tremujorin e parë,  SHSKUK ka  dërguar kërkesat sipas nevojave reale (100  për qind) mirëpo vonesat e furnizimit (liferimeve ) dhe mungesa e kontratave për disa produkte ka bërë që të mos ketë përsëri furnizim të kënaqshëm.

“Tani kemi dorëzuar kërkesat për furnizim për Tremujorin e dytë.  Por kemi reviduar dukshëm planifikimet në mënyrë që ti përafrohemi buxhetit në dispozicion”, thonë ndër të tjera zyrtarët spitalorë.

Artikulli paraprakZbulimi i kësaj pajisje do t’i nervozojë gratë, por do t’i gëzojë burrat (Video)
Artikulli i rradhës Si nënë, mendova se e mbrojta fëmijën nga vaksinat por..

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.