Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si nënë, mendova se e mbrojta fëmijën nga vaksinat por..

Këshilla për shtatzëna 15/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Catherine është një nënë e cila ashtu si shumë nëna të tjera mendoi se do të ishte më mirë që të refuzonte të vaksinonte fëmijën, kjo si pasojë e shumë “historive” që kishte dëgjuar dhe besuar. Gjithçka që ndodhi më pas e bëri të ndryshonte mendim në lidhje me vendimin që kishte marrë, duke e konsideruar atë si një prej gabimeve që mund të sillte një fund tragjik për fëmijën e saj.

Ajo që e bëri të ndryshonte mendim ishte prekja e djalit të saj nga sëmundja e kollës së mirë, gjatë së cilës ai rrezikoi vdekjen.

Ndërkaq nëna filloni të bënte apel për të gjithë prindërit duke e publikuar këtë edhe në faqen e saj në facebook “Light for Riley” (dritë për Riley i cili është djali i saj).
Nëna bën apel. Ja çfarë ju ndodh fëmijëve nëse nuk i vaksinoni. Si duhet të shikojë një nënë vaksinimin:
1. Në lidhje me shumicën e sëmundjeve të cilat vaksinat i mbajnë larg nuk ekzistojnë trajtime.
2. Ki parasysh simptomat e sëmundjeve, edhe nëse zgjedh të mosvaksinosh fëmijën duhet të dish se meningjiti mund të marrë jetën brenda 24 orëve.
3. Ti që ndoshta shqetësohesh në lidhje me “toksinat” që përmbajnë vaksinat, ndoshta nuk e ke idenë se çfarë mund t’i bëjnë një fëmije toksinat e kollës së mirë.
4. Nëse fëmija juaj preket nga një sëmundje si për shembull kolla e mirë apo fruthi, nuk do të shfaqë simptoma menjëherë, dhe kur ta bëjë këtë të mbajturit larg fëmijëve të tjerë do të jetë pa sukses. Kontaminimi tashmë do të ketë ndodhur.
5. Kur fëmija të rritet do të duhet të japësh një shpjegim bindës se përse e ke lënë të pambrojtur ndaj sëmundjeve aq të rrezikshme.
6. Vaksinat nuk janë perfekte, perfeksioni nuk ekziston as edhe tek një prezervativ që mund të çahet dhe të sjellë një shtatzani të padëshiruar. Ajo që duhet të dini është se një alergji ndaj vaksinës është e pallogaritshme para mbrojtes që i bën fëmijës.
7. Nëse ju jepet rasti pyesni një mjek apo infermiere të repartit të terapisë intensive në lidhje me atë që kalojnë personat e prekur nga këto sëmundje.
8. Kini kujdes kur blini një libër, apo merrni pjesë në një grup kundër vaksinimit. Mund të kenë edhe interesa ekonomike për t’ju bindur t’ju ndjekin.
9. Ndërsa ti po lexon këtë letër ndoshta një fëmijë nën 5 vjeç po lufton kundër një sëmundje të tmerrshme që vaksina mund ta parandalonte. Këto sëmundje janë të rënda, vdekjeprurëse dhe të evitueshme./Pernenat

Artikulli paraprakMungesa e ilaçeve nëpër spitale, ja sa është përqindja e furnizimit
Artikulli i rradhës Këtë test të shtatzënisë, asnjë grua nuk do të dëshironte ta humbiste!

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.