Mungesa e vitaminës D është e zakonshme për të moshuarit dhe për ata që kanë duruar muajt e gjatë të ftohtë të dimrit. Mirëpo cila është doza e saktë për të siguruar shëndetin optimal me këtë vitaminë?
Vitamina D është bërë suplementi për të cilin të gjithë po flasin. Jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe të kockave, por ka pasur raporte të ndryshme që tregojnë se si vitamina D mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të komplikimeve nga COVID-19 shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
E njohur gjithashtu si vitamina e diellit, ajo krijohet në lëkurën tuaj kur ekspozoheni ndaj rrezeve të diellit.
Përkundër kësaj, mungesa e vitaminës D është një nga mungesat më të zakonshme të lëndëve ushqyese në botë.
Vitamina D është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe funksionimin e sistemit imunitar.
Tek të rriturit, një mungesë e vitaminës D mund të shkaktojë dobësi të muskujve, të intensifikojë humbjen e kockave ose të rrisë rrezikun e frakturave.
Nëse vendosni të merrni suplemente të vitaminës D, 10 mikrogramë në ditë do të jenë të mjaftueshme për shumicën e njerëzve.
Mos merrni më shumë se 100 mikrogramë (4.000 IU) të vitaminës D në ditë pasi mund të jetë e dëmshme.
Kjo vlen për të rriturit, përfshirë gratë shtatzëna dhe gjidhënëse, të moshuarit dhe fëmijët e moshës 11 deri në 17 vjeç.
Nutricionistja Gabriela Peacock tha se: “Është e rëndësishme të ruash nivele të shëndetshme të vitaminës D pasi ajo është e nevojshme në trup për shëndetin tonë fizik dhe mendor”.
“Nivelet normale ose të shëndetshme të vitaminës D kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar”.
Një mungesë e vitaminës D mund të thotë që sistemi ynë imunitar nuk funksionon në mënyrë optimale për të na mbrojtur.
Vitamina D ndihmon për të rregulluar sasinë e kalciumit dhe fosfatit në trupin tonë, këto janë të nevojshme për të mbajtur kockat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm dhe të fortë.
Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit çdo ditë, me siguri do t’ju duhet të merrni suplemente të vitaminës.
Nutricistja Gabriela shtoi se: “Të rriturit duhet të marrin të paktën 10 mikrogramë (400 IU) të vitaminës D në ditë.
Në rastet e mbidozimit me vitaminën D, atëherë vie deri te shfaqja e këtyre gjendjeve si: të përziera, të vjella, oreks i dobët, dhimbje stomaku, kapsllëku, diarre, humbja e kockav dhe dështimi i veshkave. /Gazeta Shneta/