Në grupe të medias sociale është bërë e ditur një ngjarje e pakëndshme e ndodhur sot rreth vjedhjes së ampullave Remdemsivir.
Sipas njoftimit të bërë në grupin social ‘Farmacia Elektronike’, është kumtuar lajmi mbi vjedhjen e ampullave Remdemsivir nga vetura e agjentit të shitjes së kompanisë Dreni Pharm, transmeton Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, është kërkuar një vëmendje e shtuar rreth fakturimit, gjegjësisht kërkimit të kuponit fiskal të ampullave të barit.
Kujtojmë se bari Remdesivir, vazhdon të përdoret në pacientët me gjendje më të rënduar me COVID-19 në QKUK.
Postimi i plotë:
Pershendetje,
Nese dikujt I ofrohen Remdesivir amp. pa fature ju lutem n’a kontaktoni ne kete nr te tel. 045 807 978 per shkak se sot I jane vjedhur nga vetura agjentit te shitjes te kompanise Dreni Pharm.
Me respekt,
Dreni Pharm