Antikoagulanti ‘Nadroparin’ ende nuk është dorëzuar nga operatori ekonomik në QKUK, ndërsa ka mungesë edhe në tregun privat.
Një nga medikamentet shumë të nevojshmë për trajtimin e pacientëve të sëmurë me koronavirus, është edhe antikoagulanti ‘Nadroparin’ i cili në treg mund të gjendet me emra tregtar si ‘fraxiparinë’ ose ‘clexan’, shkruan Gazeta Shneta.
Por këta antikoagulantë ende nuk janë dorëzuar nga operatori ekonomik në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa ka mungesë edhe në tregun privat. Mungesa e tyre ka bërë që të rritet edhe çmimi.
Pyetje të shpeshta nga qytetarët postohen në grupe të rrjeteve sociale se ku mund të gjenden këto ilaçe për familjarët e tyre.
Në anën tjetër mungesa e tyre ka bërë që të rritet edhe çmimi. Një qytetar ka dërguar një fotografi të kuponit fiskal ku thotë se ka blerë produktin ‘fraxiparinë’ por i është faturuar me emrin ‘clexan’.
“Unë mora fraxiparinë 0.3 me këtë çmim si në kuponin fiskal”, ka thënë ai. Ky produkt më herët është shitur me çmim më pak se 3 euro.
Ndërsa nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë deklaruar se operatori ekonomik sot do të bëj liferimin e antikoagulantëve.
“Ne jemi ne pritje te liferimit nga ana e operatorit ekonomik. Sipas informacioneve qe kemi nga operatori, liferimi pritet qe te behet diten e nesërme”, ka deklaruar Gëzime Pllana, shefe e Barnatores Qendrore në QKUK. /Gazeta Shneta/