Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi: Mikrobioma e zorrëve mund të parashikojë rrezikun për Parkinson vite para shfaqjes së simptomave

Jetë 21/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri shkencor sugjeron se mikrobet që jetojnë në zorrët e njeriut mund të shërbejnë si një tregues i hershëm për rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit, madje vite përpara se të shfaqen simptomat klinike.

Hulumtimi është realizuar nga shkencëtarë të University College London (UCL), në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Francez për Kërkime në Bujqësi, Ushqim dhe Mjedis. Studiuesit kanë analizuar të dhëna klinike dhe mostra fekale nga pjesëmarrës në Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali.

Studimi përfshiu 271 persona të diagnostikuar me Parkinson, 43 individë që mbartin variantin gjenetik GBA1 – i cili rrit ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e kësaj sëmundjeje – por pa simptoma, si dhe 150 persona të shëndetshëm si grup kontrolli.

Sipas rezultateve, të publikuara në revistën shkencore Nature Medicine, më shumë se një e katërta e specieve mikrobiale në mikrobiomën e zorrëve ndryshonin midis pacientëve me Parkinson dhe personave të shëndetshëm. Disa mikrobe ishin më të pranishme tek pacientët, ndërsa të tjera dominonin tek individët pa sëmundjen.

Studiuesit kanë vërejtur se këto ndryshime ishin më të theksuara tek personat në faza më të avancuara të sëmundjes, por gjithashtu ishin të pranishme edhe tek individët me predispozitë gjenetike, para shfaqjes së simptomave.

Sipas autorit kryesor të studimit, Anthony Schapira, lidhja mes sëmundjes së Parkinsonit dhe shëndetit të zorrëve po bëhet gjithnjë e më e qartë.

“Ky studim forcon provat ekzistuese dhe tregon se mikrobet e zorrëve mund të shërbejnë si një sinjal paralajmërues i hershëm për rrezikun e Parkinsonit,” ka deklaruar ai.

Ekspertët theksojnë se zbulimi i hershëm është thelbësor, pasi sëmundja e Parkinsonit karakterizohet nga humbja progresive e neuroneve që prodhojnë dopaminë.

Në momentin kur shfaqen simptomat motorike, më shumë se gjysma e këtyre neuroneve tashmë janë dëmtuar.

Autorët e studimit sugjerojnë se analiza e mikrobiomës së zorrëve mund të ndihmojë në identifikimin e personave në rrezik dhe të mundësojë ndërhyrje të hershme, si ndryshimet në dietë apo stilin e jetesës.

Megjithatë, ata theksojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar më mirë rolin e faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMurseli e Plava dënohem me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt
Artikulli i rradhës Familja e Liridona Ademajt: Sot foli drejtësia

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.