Elon Musk ka thënë se pacienti i parë human me një implant truri nga startup-i i tij Neuralink është në gjendje të lëvizë një mi kompjuterik me mendime.
Muajin e kaluar, kompania neuroteknologjike e Musk instaloi një implant truri në pacientin e tyre të parë human dhe këtë të hënë Musk raportoi se eksperimenti kishte rezultuar me sukses, raporton AFP përcjell Gazeta Shneta.
“Pacienti duket se ka bërë një shërim të plotë pa efekte të rënda,” tha Musk në një intervistë të transmetuar në X.
Mes tjerash, pacienti është në gjendje të “lëvizë miun rreth ekranit vetëm duke menduar”, tha Musk.
“Ne po përpiqemi të marrim sa më shumë shtypje të butonave nga të menduarit”, shtoi ai.
Teknolgjia e Neuralink funksionon përmes një pajisjeje rreth madhësisë së pesë monedhave të grumbulluara që vendoset brenda trurit të njeriut përmes operacionit invaziv.
Startup i bashkëthemeluar nga Musk në vitin 2016, synon të ndërtojë kanale të drejtpërdrejta komunikimi midis trurit dhe kompjuterëve.
Ambicia është të mbingarkohen aftësitë njerëzore, të trajtohen çrregullimet neurologjike si ALS ose Parkinson, dhe ndoshta një ditë të arrihet një marrëdhënie simbiotike midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale.
Musk vështirë se është i vetëm në përpjekjet për të bërë përparime në këtë fushë, e cila njihet zyrtarisht si kërkimi i ndërfaqes tru-makinë ose tru-kompjuter.
I goditur me vonesa, manjati amerikan thuhet se kishte arritur të bashkonte forcat me zhvilluesin e implanteve Synchron.
Synchron me bazë në Australi implantoi pajisjen e saj të parë në një pacient amerikan në korrik 2022. /Gazeta Shneta/