Ka nërruar jetë ish-ushtarja dhe mjekja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Ajete Bashota.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili shprehu ngushëllimet e tij, transmeton Gazeta Shneta.
“Ajete Bashota do të kujtohet gjithmonë për humanizmin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar, si në shërbim të pacientëve poashtu edhe në shërbim të lirisë së vendit si luftëtare e mjeke e lirisë. Në emër të Komunës së Podujevës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur”, ka shkruar ai./Gazeta Shneta/



