Hematologu Adriatik Berisha, i cili punon në Klinikën e Hematologjisë në QKUK, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Shneta.
“Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha. Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare. Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre. Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik”, ka shkruar Hamza.
Kujtojmë se Berisha ishte kujdesur për shëndetin e prindit të ish-Presidentit Hashim Thaçi, derisa po trajtohej në QKUK. /Gazeta Shneta/




