Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka njoftuar sot për ndarjen nga jeta të koleges së tyre, Greta Kryeziu.
Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme dhe mbështetjes së madhe nga kolegë, miq e dashamirë, Greta nuk arriti ta fitojë betejën e padrejtë me sëmundjen. Lajmi i hidhur ka tronditur të gjithë komunitetin, duke lënë pas një boshllëk të madh tek të afërmit dhe kolegët që e njohën.
“Në këto çaste të rënda, Oda e Farmacistëve të Kosovës, në emër të gjithë komunitetit të farmacistëve, shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për familjen Kryeziu, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin Gretën,” thuhet në njoftim.
Për detajet e ceremonisë së varrimit, Oda ka bërë të ditur se publiku do të njoftohet gjatë ditës. /Gazeta Shneta/




