Një studim i gjerë me mbi 17,800 pjesëmarrës zbuloi se shumica e njerëzve që ndalojnë marrjen e antidepresivëve përjetojnë vetëm simptoma të lehta, si marramendje dhe nauze, kryesisht gjatë dy javëve të para.
Simptomat serioze tërheqjeje janë të rralla dhe ndryshimet në humor shpesh lidhen me rikthimin e depresionit, jo me ndalimin e ilaçeve, shkruan MedicalXpress trasnmeton Gazeta Shneta.
Disa lloje antidepresivësh, si desvenlafaksina, mund të shkaktojnë më shumë shqetësime, ndërsa të tjerë, si vortioxetina, kanë simptoma shumë të ngjashme me ato të placebo-s.
Ekspertët theksojnë se duhen më shumë studime afatgjata për të kuptuar më mirë efektet e ndalimit të këtyre medikamenteve, por ky studim sjell një perspektivë më të qetë për ata që planifikojnë ta ndërpresin trajtimin me antidepresivë./Gazeta Shneta/


