Nuk është kurrë vonë për të nisur aktivitetin fizik. Një studim i ri i publikuar në British Journal of Sports Medicine tregon se kalimi nga një stil jetese pasiv në një më aktiv në moshën e rritur mund të ulë rrezikun e vdekjes me 22%.
Hulumtimi, që përfshiu të dhëna nga mbi 85 studime dhe miliona pjesëmarrës, konfirmon se aktiviteti fizik ndikon fuqishëm në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa lloje të kancerit.
Në veçanti, rreziku i vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ulet deri në 40%, shkruan MedicalXpress trasnmeton Gazeta Shneta.
Por jo të gjitha format e aktivitetit janë njësoj efektive. Ushtrimet në kohën e lirë japin më shumë përfitime sesa aktiviteti fizik në punë apo në shtëpi.
Ekspertët paralajmërojnë që lidhja mes ushtrimeve dhe jetëgjatësisë është e ndërlikuar dhe ndikohet edhe nga faktorë të tjerë si gjenetika apo mjedisi. Sërish, mesazhi mbetet i qartë: të jesh aktiv, edhe në moshë të rritur, ia vlen./Gazeta Shneta/


