Ka ndërruar jetë edhe një qytetare me Covid-19 nga komuna e Drenasit, duke çuar numrin e viktimave në 119 në Kosovë.
Lajmin për vdekjen e pacientes e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
“Sot, me dhimbje pranuam njoftimin nga ShSKUK, se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19. Familjes Rrukiqi dhe miqve të saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë që të jenë të fundit në këtë betejë me virusin”, ka shkruar Lladrovci.
Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që t’i respektojnë masat dhe komandimet e Institutit Kombëtar për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjeve. /Gazeta Shneta/