Ka ndërruar jetë sot veterani i infermierisë dhe ish-kryeinfermieri i Klinikës Infektivë në QKUK, Beqir Musliu.
Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë të ditur familja e tij në rrjetet sociale. Gazeta infermierët ka publikuar një pjesë të biografisë së tij dhe ngushëllimin.
Vdes veterani i infermierisë
Ka vdekur veterani i infermierisë dhe ish kryeinfermieri i Klinikës infektive.z. Beqir Musliu.
Beqir Musliu ishte kryeinfermier i Klinikës infektive për disa vite me rradhë deri në kohën kur u detyrua ta lëshoj punën për shkak të represionit serb që bëhej në atë kohë ndaj puntorëve shqiptarë në sektorin e shëndetsisë.
Ai nihet si njeri human i cili me përkushtim e kreu punën e tij si në Klinikë, poashtu edhe ndihmën mjekësore që ia dha popullatës shqiptare gjatë viteve të 90-ta, kryesisht në fshatrat e Llapit dhe Gollakut. Fshati i tij Rimanisht identifkohej me emrin e Beqir Musliut.
Andaj stafi ynë iu shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë infermierëve.
Pusho i qetë infermieri Beqir Musliu.