NËNAVE TË REJA…
Para se foshnja juaj te vije në jetë, gjeni kohë vetës te mësoni rreth fakteve dhe te mirave që sjell ushqyerja me gji.
Pergaditu me faktin qe ti do kesh nevoje për ndihmë e mbeshtetje për te pasur një gjidhenie te suksesshme. Te gjitha nënat mund t’ia dalin. Unë nuk kam parë deri me tani nënë qe nuk ia ka dal për diçka që ka te bëjë me fëmiun e saj, por kam parë mungese te mbeshtetjes adekuate.
Për të mësuar rreth komplikimeve të shtatzënisë Klikoni KËTU.
Sigurohu që te hash mjaftushem ushqim te shëndetshëm e te konsumosh mjaftueshem uje si dhe te pushoni. Mos harroni qe kur ju jeni mirë edhe foshnja juaj do ketë perkujdesje shumë me te mire nga ju. Kujdesuni për vetën nëna, ju jeni një ndër shtyllat me te forta ne jetë .
Profesionist te profileve te ndryshme jepni mbeshtetje kudo qe e shihni se ka nevojë një nënë, mbeshtetja e juaj ka rol kyç ne bazen e rritjes se shëndoshë te popullit tone.
Një nënë e re e rraskapitur nga lodhja dhe mundimet e lindjes, është e natyrshme që te ketë luhatje në procesin e gjidhënjës.
Prodhimi i qumështit te gjirit bëhet nën ndikimin e veprimeve te nderlikuara reflektore dhe hormonale. Procesi i formimit te qumështit rregullohet nga sistemi nervor dhe hormoni laktogjen i hipofizës.
Për të mësuar rreth komplikimeve të shtatzënisë Klikoni KËTU.