Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka marr masa duke shfuqizuar vendimin për pezullimin e operacioneve në Spitalin e Gjakovës, pas raportimit të Gazetës Shneta
Menaxhmenti i SHSKUK-së në një deklaratë për Gazetën Shneta ka bërë të ditur se vendimi i menaxhmentit të Spitalit të Gjakovës është shfuqizuar dhe tanimë ka filluar puna me program sipas planit.
Spitali i Gjakovës mori vendim për pezullimin e operacioneve elektive nga data 8 korrik deri më datën 8 shtator me arsyetimin se ka mungesë të mjekëve për shkak të pushimeve verore.
Drejtori i Spitalit Dr. Ahmet Asllani, deklaroi për Gazetën Shneta para dy ditësh se vendimi është marr pas kërkesës së bllokut operativ dhe anestezionit. Asllani tha se nuk ka pasur urdhër apo vendim nga SHSKUK apo Ministria e Shëndetësisë, siç kishte pretenduar shefi i repartit kirurgjik Dr. Idriz Alija. /Gazeta Shneta/