Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndikimi i stinës së dimrit në metabolizëm

Jetë 12/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë verës, ne zakonisht ndihemi më të shëndetshëm me diellin dhe ditët më të gjata. Megjithatë, një studim i ri nga Universiteti i Kopenhagës sugjeron se zakonet tona të të ngrënit gjatë dimrit mund të jenë në fakt më të dobishme për metabolizmin tonë. Shkencëtarët studiuan metabolizmin dhe peshën e minjve të ekspozuar ndaj dritës së dimrit.

Frymëzimi për studimin erdhi nga ndryshimi i rëndësishëm i orëve të ditës në mbarë botën. Studiuesit donin të zbulonin se çfarë nënkuptojnë ndryshimet sezonale në dritë për metabolizmin.

“Unë vij nga Australia dhe kur erdha për herë të parë në Danimarkë, nuk isha mësuar me diferencën e madhe në gjatësinë e ditës midis verës dhe dimrit, kështu që isha i interesuar se si kjo mund të ndikojë në metabolizmin,” tha Lewin Small, i cili kreu studimin me ekipin e tij në Qendrën për Kërkimin Bazë të Metabolizmit në Universitetin e Kopenhagës.

Studiuesit zbuluan se minjtë e ekspozuar ndaj dritës së dimrit kishin më pak peshë dhe shtim yndyre. Ata shfaqën një model më të rregullt të të ngrënit gjatë 24 orëve, duke rezultuar në përmirësimin e shëndetit metabolik.

“A ndikojnë ndryshimet në orët e dritës në metabolizmin? Po, ato ndikojnë. Studimet e mëtejshme te njerëzit mund të zbulojnë se ndryshimi i ekspozimit tonë ndaj dritës artificiale gjatë natës, ose ekspozimi ndaj dritës natyrore gjatë gjithë vitit, mund të përdoret  për të përmirësuar shëndetin tonë metabolik”, përfundoi Leëin Small, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv

Megjithatë, duke qenë se hulumtimi është kryer te minjtë si subjekte eksperimentale, nuk mund të supozohet se e njëjta gjë është e vërtetë për njerëzit, sipas ScienceDaily.

Artikulli paraprakMungesa kronike e gjumit rrit rezistencën ndaj insulinës te gratë, veçanërisht pas menopauzës
Artikulli i rradhës Mjeku i javës, Dr. Ermira Krasniqi: Rëndësia e vaksinimit tek fëmijet dhe parandalimi i sëmundjeve të ndryshme

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.