Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Ndikimi i shtatzënësisë në jetën seksuale të gruas në Kosovë”

Lajme 16/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti LIBIDO në bashkëpunim me Shoqatën e Mamive të Kosovës, gjatë  periudhës Korrik-Dhjetor 2017 kanë arritur të kryejnë  hulumtimin “ Ndikimi i shtatzënësisë në jetën seksuale të gruas në Kosovë”. Të gjeturat e këtij hulumtimi u prezantuan sot publikisht nga paneli në përbërje: Dr. Hajrullah Fejza- seksolog, Ejona Icka-psikologe dhe Magbule Elezi-mami.

Qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë marrja e informative për rolin e shtatzënësisë në jetën seksuale te gratë e indirekt edhe te partnerët e tyre.

Në studim janë përfshirë 2188 gra shtatzëna nga të cilat 1510 ose 69 % kanë plotësuar pyetësorët e administruar nga mamitë në sallat e lindjes dhe në reparte në të gjitha spitalet e Kosovës.

Disa nga të gjeturat e këtij hulumtimi:

Shtatzënitë në Kosovë kryesisht janë të planifikuara megjithëse numri i atyre të pa planifikuara ende është i madh, 33.2%;

Përdorimi i kondomit nuk është praktikë e shpeshtë tek pjesëmarrësit në këtë hulumtim ;

Shpeshtësia e marrëdhënieve seksuale është zvogëluar dukshëm pas fillimit të shtatzënisë ;

Numri i atyre që nuk kanë patur asnjëherë marrëdhënie seksuale gjatë një jave është trefishuar në tremujorin e parë kurse në tremujorin e tretë është rritë përqindja e atyre me frekuencë 1-2 herë në javë;

Frekuenca e marrëdhënieve seksuale brenda një jave në tremujorin e tretë të shtatzënësisë është më e lartë te gratë e grup moshës nën 18 vite.

Frekuenca e arritjes së orgazmës ka rezultuar me lëkundje duke u rritur numri i atyre që kurrë nuk kanë përjetuar orgazëm. Edhe ato që kanë përjetuar shpesh ose shumë shpesh orgazëm kanë patur rënie gjatë shtatzënisë;

Vlerësimi i jetës seksuale me notë 8-10 për shtatzënat dhe partnerët e tyre është dukshëm më i vogël pas fillimit të shtatzënisë;

Kënaqësia me jetën seksuale është zvogëluar dukshëm në shtatzënësi;

Dëshira seksuale ka mbet përafërsisht e njëjtë edhe pas fillimit të shtatzënisë.

Rekomandimet

Në shtatzëni normale gratë mund të vazhdojnë të kenë marrëdhënie seksuale deri në plasjen e ujit ose deri në fillimin e lindjes.

Në disa rrethana e që kanë të bëjnë kryesisht me problem të mbajtjes së shtatzënisë apo çrregullime tjera është e nevojshme ndërprerja e përkohshme apo e përhershme e marrëdhënieve seksuale.

Nuk ka asnjë rrezik për frytin kur partnerët bëjnë seks gjatë shtatzënësisë.

Stimulimi seksual apo orgazma nuk mund të jenë shtytës të fillimit të parakohshëm të lindjes apo abortit.

Mjekët duhet të flasin me shtatzëna rreth ndryshimeve që mund ti kenë në seksualitetin e tyre me qëllim të dhënies së informatave të drejta rreth mundësisë së modifikimeve në shtatzëni.

Mungesa e informatave dhe njohurive nga ana e ofruesve të shërbimeve shëndetësore nga fusha e seksualitetit gjatë shtatzënësisë mund të jetë një nga arsyet kryesore të mungesës së diskutimeve në këtë lëmi.

Mamitë kanë rol kyç në promovimin e shëndetit seksual te gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre. Ato në praktikën e tyre hasin në situata të ndryshme që ndërlidhen me seksualitetin.

Mamia duhet të jetë e edukuar në menaxhimin e situatave delikate sepse gratë kanë nevojë për besim te mamia e tyre me qëllim të diskutimit të problemeve rreth seksualitetit.

Mamitë duhet që në programin e edukimit të tyre të kenë kursin mbi seksualitetin sepse kjo është nevojë dhe rekomandim i Konfederatës Ndërkombëtare të Mamive.

Roli i mamive në këtë fushë do të ishte dhënia e këshillave për kontraceptiv, biseda rreth uljes së dëshirës seksuale, këshillim rreth seksualitetit gjatë shtatzënësisë, zgjidhja e problemeve me dhembjet eventuale gjatë kontaktit seksual si dhe marrja me problemin e imazhit trupor gjatë shtatzënësisë./Gazeta Express/

Artikulli paraprakNëna: “Mos i leni fëmijët afër lavatriçeve, ja çka ndodhi me djalin tim”
Artikulli i rradhës Prindërit u arrestuan pasi që ia bënë këtë gjë të tmerrshme fëmijëve

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.