Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndjenja e fajit që provon nëna pasi ka rrahur fëmijën, nuk është dashuri

Jetë 19/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpesh dëgjojmë nëna që tregojnë për situata, se si kanë keqtrajtuar fëmijën sepse i kishin hypur nervat nga sjellja e tij dhe më pas, kur i kanë rënë “nervat”, i ka “plasur” e qara dhe ka shkuar te fëmija dhe e ka puthur e plotësuar dëshira që në kushte normale nuk do t’ja plotësonte.

Dhe nëna vazhdon të përshkruaj hutimin e fëmijës apo nervozizmin që fëmija ka demostruar dhe ajo, nëna, e nënshtruar nga ndjenja e fajit, ka pranuar çdo sjellje të tij. Shume nena dhe baballare mund te shohin veten ne kete pershkrim. Por ky reagim i prinderve, nuk sjell ate rezultat qe ata deshirojne te arrijne tek femijet…

“Ndjenja e fajit, që provon nëna pasi ka keqtrajtuar, e fyer fëmijën, nuk ësghtë dashuri, por pendim dhe nënshtrim – thote pediatrja e mirënjohur Lira Gjika.

Por si duhet te sillemi ne keto raste?

“Kur nënës i “rëshqet” situata nga “dora”, ajo nuk duhet të mjaftohet me të kërkuar të falur dhe plotësojë dëshira, por me kurajo, t’i shpjegojë fëmijës, që ai veprim ishte i keq dhe ai, fëmija ka të drejtë të mos e falë.” – thote doktoresha. “Ky veprim duhet bërë për t’i shmangur fëmijës konfuzionin emocional, që krijohet, pas një ngjarje të tillë.”

Pas keqtrajtimit një “lumë dashurie”, pra pas keqtrajtimit vjen dashuria. Sipas Dr. Gjikes kjo mënyrë të sjelluri vetëm gjymton sferën emocionale. Ashtu heshturazi kjo sjellje shmang atë forcë jetike që e transmeton nëna te fëmija. Është besimi dhe siguria te jeta, te e mira, te tjetri që gjymtohen, pasi e kanë zanafillën te nëna.

Psikologia thote gjithashtu se me kete sjellje gjymtohet aftësia për të reaguar dhe mos pranuar dhunën.

“Jo rrallë dëgjojmë gra dhe vajza, që pranojnë dhunën që burrat e tyre apo të dashurit ushtrojnë. Dhe jo rrallë ato vetë e besojnë si dashuri. Është kjo formë të sjelluri, që bën djem dhe vajza të paaftë psikoemocionalisht, të dallojnë dhe provojnë dashurinë. Jo rrallë mbetemi pa fjalë, kur dëgjojmë nëpër kronika të zeza sesi vajza të shkolluara, të zonjat në punë, janë të paafta të kundërshtojnë dhunën. Jo rrallë kemi thënë sesi një “goxha” djalë i zoti në punë, por i paaftë të dojë jashtë sferës së “nevojës nga vetmija” dhe kështu, nuk kontrollon dot emocionet e tij. Janë këto sjellje të shoqëruara me një varg mangësish të vogla, që shterojne forcën e fëmijës për të shijuar e dashur.”

Doktoreshe Lira Gjika jep edhe nje keshille te fundit per nenat: “Kini kujdes nëna, për pak kurajo e vetpërmbajtje, mund të shmangni, që shpirti i fëmijës të mos mbetet në dorë të fatit.”

Artikulli paraprakKjo është analiza e gjakut që parandalon lindjen e parakohshme të foshnjave
Artikulli i rradhës Testi që ju siguron për shëndetin e foshnjës tuaj në javën e 10-të

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.