Personi i vetëvrarë të dielën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë nuk kishte raportuar probleme mjekësore.
Këtë e bëri të ditur sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, gjatë një adresimi në konferencë për media, shkruan Gazeta Shneta.
Duke folur para gazetarëve, Bardiqi ka thënë se në raportin e mjekut nga aeroporti, të gjitha përgjigjet e të ndjerit kanë mohuar se ai ka probleme shëndetësore.
“Në raportin e mjekut në aeroport, i ndjeri ka mohuar të ketë ndonjë problem shëndetësor”, u shpreh ndër të tjera Bardiqi.
I ndjeri ndërroi jetë si 26-vjeçar. Ai vinte nga Komuna e Gjilanit, ndërsa ishte për studime masteri në Gjermani. /Gazeta Shneta/