Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndodh në Kosovë: Lind binjakë duke përdorur aspirinë, pas 4 dështimeve

Lajme 04/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një pacientet nga Bllaca e Suharekës ia pa ‘hairin’ aspirinave për gëzimin e saj më të madh në jetë. Ajo është bërë me binjak pas plot 4 dështimeve.

E, sekreti është tejet i thjeshtë: Përdorim i aspirinave. Një metodë të tillë e propozoi doktoresha e specializuar në Gjermani por e cila tani po vepron në vendlindje, Suharekë, Dr Drita Kabashi.

Kjo e fundit, e cila përcolli gjithë shtatzëninë e pacientes M.H., tregon rrugën deri te suksesi, e që për të ishte tejet e thjesht.

“Kur një paciente ka 3-4 dështime apo si e quajmë aborte habituale, atëherë duhet menduar shumë seriozisht dhe patjetër që duhet të kërkojmë dhe t’i dimë arsyet e dështimeve. Pacientja në fjalë, ka 8 vjet që ka pasur këtë problem dhe asnjëri nga kolegët e mi nuk është marrë seriozisht, përderisa një ditë dëgjon për mua dhe më drejtohet.

Kam filluar menjëherë që punën time ta ndaj në faza të ndryshme. Unë menjëherë kam filluar me fazën më relevante te kjo paciente, shkaqet e dështimit dhe parapërgatitja për shtatzëni ose planifikimi i shtatzënisë si fazë e dytë. Së pari kemi bërë profilin e hormoneve i cili ka qenë në rregull, gjithashtu edhe analizat e TORCH-it kanë qenë në rregull.

Pastaj e kam kërkuar Screeningun e Trobophilise (analizë e gjakut e cila tregon defektet në procesin e koagulimit të gjakut), këta analiza janë dërguar prej Prishtinës në Tiranë dhe pastaj në Greqi (nuk e di arsyen pse në Greqi, sepse unë nuk i preferoj pacientët ku t’i bëjnë analizat), aty ka dal që pacientja e ka një defekt të gjeneve heterozygot për Faktorin e V si dhe një rezistencë të lartë ndaj insulinës.

Faktori V është përgjegjës për një shkallë më të lartë të koagulimit të gjakut i cili mund të ndodh edhe në placent gjë e cila shkakton dështimin. Atëherë çdo gjë ka qenë e qartë dhe shumë e thjesht dhe kemi filluar me planifikimin e shtatzënisë dhe atë me përdorimin e Aspirinës 100mg, 1×1, si dhe antikoagulues.

Pra, aspirina ka qenë dhe mbetet në këtë rast suksesi kryesor. Kuptohet që pastaj kemi ndihmuar edhe me medikamente tjera për mbrojtjen e shtatëzënisë sikurse edhe Progesteroni.

Si fazë e tretë mund ta quaj bërjen e një Cerclage, sikurse e quajmë qepjen e qafës së mitrës në javën e 16-të dhe kam shkuar me terapi kundër kontrakcioneve të mitrës. Gjatë shtatzënisë i kemi bërë strishot vaginale dhe cervikale rregullisht që t’i parandalojmë infeksionet e mundshme.

Janë bërë vizita të rregullta gjinekologjike si dhe matja e gjatësisë së qafës së mitrës.

Terapia adekuate është përdorur deri në javën e 37, ku pastaj është bërë heqja e Cerclages që në një formë i ka ndihmuar parandalimit të ndonjë dështimi të mundshëm dhe më 15.07.2015 në javën e 39-të përmes sectio cesarea kanë lindur 2 djem të shëndosh.

Unë jam shumë e lumtur, sepse nuk mund ta paramendoni se sa jam e ngarkuar dhe gjatë atyre 9 muajve unë mbaj përgjegjësi të madhe dhe për këtë arsye jam 24 orë në dispozicionin e tyre deri sa pacientët më telefonojnë dhe më tregojnë se kanë lindur ose ndodh shumë shpesh që pacientët kur të lëshohen nga spitali, para se t’i dërgojnë fëmijët në shtëpi i sjellin në ordinancën time.

Shpërblimi më i lartë i punës së deritanishme (studimet, specializimi, puna në Gjermani) është kur një paciente si M.H. menjëherë pas operacionit- ende pa i pa fëmijët e vet me telefonon dhe më uron nga zemra çdo të mirë për mua dhe për familjen time”.

Artikulli paraprakTop 10 fotografitë më tërheqëse të bebeve për vitin 2016
Artikulli i rradhës Ja ushtrimet e duhura për një bebe të cilat i praktikon Razije Musa (FOTO)

Ju sugjerojmë

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.