Mamia me përvojë nga Materniteti i Londrës, Razije Musa, ka postuar fotografi të ushtrimeve që duhet të bëhen me bebe.
Musa ka sqaruar se këto ushtrime kanë rëndësi për muskujt e shpatullave dhe të qafës.
“Rëndësi të veçantë për mirëqenien e bebeve kanë edhe ushtrimet fizike. Në fotografi janë paraqitur disa ushtrim që unë i bëjë gjatë punës sime me bebet.
Ushtrimet të cilat kanë rëndësi të madhe për muskujt e shpatullave dhe të qafës (beba duke qëndruar vetë në barkë/përmbysë) fillojnë posa të bie kërthiza, ndërsa tjera ushtrime që po i shihni duhet të fillojnë pas javës së pestë”, shprehet Musa, shkruan Gazeta Shneta.